Konferenca për shtyp e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj në prag të takimit ndaj Erzenit

Suksesi në derbi –

Abilaliaj: Ajo në derbi është një fitore e rëndësishme patjetër. Por në fund të fundit e përsëris që është një ndeshje që na ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme, moral shumë të lartë dhe për t’i bërë një përgatitje të mirë ndeshjes që kemi në vazhdim, kjo është e gjitha.

I druheni euforisë post derbi –

Abilaliaj: Ne punojmë që të kemi një vazhdimësi të mirë, nuk do të thosha patjetër, është e rëndësishme të kesh fatin me vete. Por shoh çdo ditë e çdo orë punë që bëjnë djemtë në fushën e lojës, kemi kualitet, do na vijnë edhe lojtarët e dëmtuar. Do punojmë për të krijuar një vazhdimësi të mirë, e pse jo, të shfaqin potencialin e vërtetë të këtij ekipi se janë pjekur gjërat që të nxjerrim në pah potencialin e plotë të ekipit.

Situata me dëmtimet – 

Abilaliaj: Të them të drejtën në këto momente vazhdojnë të diferencuar ata që ishin jashtë, dikush mud të jetë afruar, por për këtë ndeshje ndoshta edhe atë të ardhshmen, do të jetë e vështirë të rikuperojmë njerëzit.

Si e prisni përballjen me Erzenin –

Abilaliaj: Është gjithnjë një ndeshje e vështirë ndaj Erzenit duke pasur parasysh që luhet ndaj një ekipi me lojtarë të rinj, që ka në përbërjen e saj futbollistë dinamikë, agresivë, që duan të tregojnë edhe vlerat e tyre në kampionat. Ia kanë arritur deri diku, shpresojmë që nesër po themi edhe ndeshja apo lodhja psikologjike që ka pasur derbi të mos ndikojë në këtë pjesë duke pasur parasysh kohën e shkurtër. Por është kënaqësi se mendoj se do të jetë ndeshje e bukur dhe e luftuar, një ndeshje që pavarësisht emrave në fushën e lojës, do të vendoset nga shpirti i garës dhe kualiteti.

Si ndikon fakti që këtë trasfertë do ta luani në shtëpi –

Abilaliaj: Ne jemi projektuar që kudo që të luajmë, sidomos në kampionatin shqiptar, të imponojmë lojën tonë dhe arrijmë rezultatin. Është e vërtetë që është transfertë që luhet në shtëpinë tonë, por e njëjta filozofi do të ishte dhe i njëjti mentalitet. Na ndihmon se do kemi tifozët tanë, jemi në shtëpinë tonë, e kemi për detyrë që të japim 120%.

Sa gjatë do të drejtoni skuadrën si trajner –

Abilaliaj: Shpresojmë edhe këtë ndeshje. Kjo është një gjë që e kam thënë edhe më parë. Por momentin po i shohim të gjitha opsionet. Është krijuar një grup mjaft i mirë futbollistësh, mbi të gjitha njerëz që kanë dëshirë të punojnë, janë disponibël për të arritur rezultate të rëndësishme personale e ekipore. Njeriu që do të përzgjedhim të jetë një zgjedhje që të na japë 2-3 garanci për zhvillimin e mëtejshëm të futbollistëve që kemi, por edhe padyshim për arritjen e objektivave se është një klub që kërkon trofe dhe kjo prevalon mbi të gjitha.

Negociata kemi bërë me shumë veta, zgjedhjet tona i kemi kontaktuar, jemi në fazë bisedimesh. E kemi thënë edhe më parë që garancia, uniteti dhe gjendja psikologjike që po kalojmë nuk na vënë nxitim. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për njeriun që do i lëmë çelësat e ekipit që të kemi garanci për zhvillimin e mëtejshëm të ekipit dhe arritjen e objektivave të sezonit.