Klubi ka organizuar një kokteil festiv në nder të ekipeve të Akademisë U-16 dhe U-17

Klubi ka organizuar një kokteil festiv në nder të ekipeve të Akademisë U-16 dhe U-17, të cilët u shpallën kampionë të Shqipërisë në këtë sezon. Në këtë mbrëmje të veçantë organizuar në ambientet e restorantit të kompleksit sportiv Partizani u vlerësuan protagonistët e këtij suksesi. Një moment krenarie për të gjithë klubin që është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë lojtarëve dhe stafeve teknike.

 

Kampionët tanë !

#AkademiaPartizani 🔴 #U16 #U17 #EArdhmjaJonë