Katër talente të Akademisë Partizani në Kombëtaren U-17 🇦🇱
Katër lojtarë të Akademisë së Partizanit do të jenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17 në turneun ndërkombëtar “Syrenka Cup”, që zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.
Në listën e trajnerit Fatjon Tafaj janë përfshirë :
🔴 Frensi Mali
🔴 Dion Vata
🔴 Robin Balla
🔴 Elson Himallari
⚽ Pjesëmarrja e tyre është një tjetër dëshmi e punës së vazhdueshme dhe cilësisë së Akademisë sonë, që vazhdon të prodhojë talente për të ardhmen e kuqezinjve.
🔴 Klubi Partizani i uron suksese futbollistëve tanë në këtë eksperiencë ndërkombëtare, me bindjen se do të përfaqësojnë me krenari si fanellën kuqezi, ashtu edhe ngjyrat tona.
#akademiapartizaniofficial #perjetmetypartizan🔴🔴 #FKPartizani #partizanichannel