Katër lojtarë të Akademisë Partizanit në Kombëtaren U-17

Katër lojtarë të Partizanit në Kombëtaren U-17

Katër futbollistë të Akademisë së Partizanit, Dion Vata, Elson Himallari, Robin Ballen dhe Frensi Mali, janë përfshirë në grumbullimet e Kombëtares Shqiptare U-17 të drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 dhe seleksionimeve për përfaqësuesen kuqezi.

Përfshirja e tyre në kombëtare vjen si rezultat i punës së vazhdueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Akademinë e Partizanit, e cila vazhdon të jetë një nga bazat kryesore të talenteve të futbollit shqiptar.

 

Klubi  Partizani u uron të katër lojtarëve suksese dhe përfaqësime sa më dinjitoze me fanellën kuqezi. 🔴⚫️