Kampionët në fuqi vijojnë bindshëm serine e fitoreve. Pas suksesit ndaj Dinamo sitit të kuqtë triumfojnë edhe në derbin e kryeqytetit me Tiranën 1 – 2. Ndaj rivalëve historik ka mjaftuar dygolëshi i Maget. Mesfushori senegalez ka rezultuar progtagonist i derbit jo vetëm për golat e shënuar por edhe për performancën fantastike që dhuroj mbrëmjen e së dielës. Një ndeshje e cila ashtu siç pritej ka dhuruar spektakël në fushë dhe në tribuna. Derbi edhe këtë herë mbetet i kuq teksa në 7 përballjet e fundit Partizani ka fituar 5 dhe ka barazuar 2 ndeshje.
Në minutën e 16 të besuarit e Orges Shehit konkretizojnë momentin e tyre të mirë. Maget godet fort nga distanca ddhe topi i devijuar përfundon në rrjetë duke ngritur peshë tifozerinë e kuqe. Tirana provon të reagojë me Lushkjen dhe Abazajn por pa mundur të shënojë. Shifrat e takimit do të barazohen në të 41 minutë kur abazaj me kokë shënon pëër tiranën duke fiksuar në 445 minutat e para shifrat 1 – 1 . fraksioni i dytë i lojës nis me të njëjtin ritëm teksa të dyja skuadrat kërkojnë me ngulm fitoren. Në minutën e 65 Keko ka një mundësi të artë për të shënuar por shpërdoron mundësinë e artë. Në minutën e 73 është mbrojtësi sembene i cili nuk arrin të devijo saktë njq harkim nga goditja e këndit. provon edhe Xhuliano Skuka por tentative e tij gjen në gadishmëri portierin Kozi. Në të 87 Jonuzi ndëshkohet me karton të kuq. Në epersi numerike Partizani kërkon të shfrytëzoj kohën e mbetur dhe në minutën e 3 shtesë gjen golin e avantazhit. Sërish Maget me një goditje të saktë tund për të dytën herë rrjetën duke cuar shifrat 1 – 2. Vërshëllima e kryesorit Hamiti i jep fund kësaj përballje e cila ka shënuar edhe një rekord kartonësh plot 17 të verdhë dhe 2 të kuq. Kampionët koleksionojnë fitoren e 3 të këtë sezon ndaj rivalëve historik dhe tashmë ruajnë hapin e Vllaznisë me vetëm 1 pikë diferencë.