🎙Pyetja 1: Skuka, përshëndetje! Si ndihesh që ndodhesh sot në ambientet e Partizanit?
🗣Përgjigje Skuka: Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kujtime të bukura me këtë klub dhe mezi pres që gjithçka të konkretizohet pas datës 10 qershor.
🎙Pyetja 2: Tifozët janë kuriozë, çfarë të shtyu të pranosh idenë për t’u rikthyer?
🗣Përgjigje Skuka: Më ka munguar ambienti dhe pasioni që ka ky klub. Drejtuesit më treguan një projekt serioz dhe ndjeva që është momenti i duhur për t’u rikthyer aty ku jam ndjerë mirë.
🎙Pyetja 3: Cilat janë objektivat e tua për sezonin e ardhshëm?
🗣Përgjigje Skuka: Të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat, veçanërisht në Europë. Por mbi të gjitha dua të luaj rregullisht dhe të ndihmoj me gola dhe paraqitje të mira.
🎙Pyetja 4: Çfarë mesazhi ke për tifozët e Partizanit?
🗣Përgjigje Skuka: Ju falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Uroj të kemi një sezon me shumë emocione dhe suksese së bashku, pas datës 10 qershor kur gjithçka do të jetë zyrtare.
❤️️💪 #XhulianoSkuka🔴