I pandalshëm Partizani B !
Fitore me peshë në transfertë ndaj Maliqit
E diela e 26 tetorit solli një tjetër sfidë të fortë për Partizanin B, që u përball me KF Maliqin në stadiumin “Jovan Asko”, në kuadër të javës së 4-t të Kategorisë së Dytë.
Pas barazimit të vlefshëm ndaj Egnatias në Arenën e Demave , trajneri Oltijon Kërnaja udhëtoi drejt Korçës me synimin e qartë për të siguruar pikët maksimale tek skuadra B .
Kronologjia ⚽
Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibër dhe luftë në çdo zonë të fushës, me pak hapësira për gola. Megjithatë, në fraksionin e dytë, demat e kuq morën kontrollin e plotë të lojës, duke konkretizuar epërsinë me dy goditje vendimtare.
Në minutën e 66-të, Marselo Gjuzi zhbllokoi sfidën me një finalizim të saktë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Rabjon Goga dyfishoi rezultatin, duke vulosur suksesin e radhës me shifrat 0–2.
Në fundin e ndeshjes, pas një momenti tensioni mes Agollit dhe Gjuzit, të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq, por kjo nuk e zbeh fitoren e merituar të kuqve.
Ky rezultat i jep Partizanit B fitoren e katërt në po aq ndeshje, duke e mbajtur skuadrën në vendin e parë me 12 pikë të plota, 13 gola të shënuar dhe 0 të pësuar , një start mbresëlënës që dëshmon forcën dhe ambicien e këtij grupi të ri.
Tashmë, të kuqtë do të rikthehen në “Arenën e Demave” më 2 nëntor, ora 13:00, ku do të presin KF Delvinën në sfidën e javës së 5-të.


















