Humbje ndaj Vllaznisë, Partizani U-19 humbet kreun – vendoset gjithçka në dy javët e fundit
Java e 24-t e Kategorisë Superiore për moshën U-19 solli një rezultat negativ për Partizanin, i drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Vllaznisë, në një sfidë të fortë që ndikoi drejtpërdrejt në garën për vendin e parë.
Kjo humbje ka sjellë humbjen e kreut të renditjes për Partizanin, në një moment vendimtar të kampionatit, teksa mbeten edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. Të kuqtë do të përballen me Apoloninë në shtëpi dhe Skënderbeun në transfertë – dy sfida që do të vendosin fatin e sezonit.
Përveç fitores në ndeshjet e mbetura, Partizani duhet të shpresojë edhe në ndonjë hap fals të Skënderbeut, që javën e ardhshme do të luajë një transfertë të vështirë ndaj Bylisit.