GRUPMOSHAT U13 DHE U14 BËJNË DETYRAT

GRUPMOSHAT U13 DHE U14 BËJNË DETYRAT – FITORE BINDËSE NË JAVËN E 5 🔴

 

Një fundjavë perfekte për akademinë e kuqe! Të rinjtë e Partizanit në kategoritë U13 dhe U14 kanë regjistruar fitore të rëndësishme në ndeshjet e javës së 5-të, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe nivel të lartë loje.

⚽ U13 | Partizani – Egnatia 7:2

 

Skuadra e drejtuar nga Amber Ursi dominoi plotësisht takimin ndaj Egnatias, duke siguruar një fitore të thellë dhe të merituar.

Për të kuqtë shënuan:

Saed Tatari (4 gola)

Rijad Kasamaj (2 gola)

Ajvi Hidri (1 gol)

Me këtë sukses, Partizani U13 ngjitet në vendin e 3-të me 10 pikë, vetëm dy më pak se Dinamo që kryeson renditjen. Takimi i radhës i pret në transfertë ndaj Kinostudios, ku djemtë e kuq do të kërkojnë fitoren e radhës.

⚽ U14 | Partizani – Atletik Klub 6:0

Një tjetër performancë bindëse vjen nga djemtë e Uliks Tiranës, të cilët triumfuan me rezultatin e pastër 6–0 ndaj shkodranëve të Atletik Klub.

Golat për të kuqtë u shënuan nga:

Brajan Hykollari (3 gola)

Joel Islamaj (2 gola)

Amar Mati (1 gol)

Me këtë fitore, Partizani U14 pozicionohet në vendin e 4-t, me 4 pikë diferencë nga kreu, por me një ndeshje më pak të zhvilluara .

🔴 Dy fitore, shumë gola dhe performanca inkurajuese  e ardhmja e Partizanit vazhdon të shkëlqejë në çdo kategori!