FK Partizani pranë Nondit pas operacionit

FK Partizani pranë Obiero Amos Nondit pas ndërhyrjes kirurgjikale 

Klubi i Futbollit Partizani shpreh edhe një herë mbështetjen e tij për mesfushorin tonë, Obiero Amos Nondi. Pas operacionit të kryer me sukses, sot stafi teknik së bashku me lojtarët e ekipit vizituan Nondin në ambientet e spitalit, duke i dhënë kurajë dhe forcë për rikuperim sa më të shpejtë.

Familja e kuqe është gjithmonë e bashkuar në çdo moment, brenda dhe jashtë fushës. Ne i urojmë shërim të plotë dhe rikthim të shpejtë mes shokëve të skuadrës.