Fitore e thellë në transfertë – Partizani U18 në ndjekje të kreut 🔴

Fitore e thellë në transfertë – Partizani U18 në ndjekje të kreut 🔴

Skuadra e 18-vjeçarëve të Partizanit vijon momentin pozitiv në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në javën e katërt të kampionatit. Të besuarit e trajnerit Aldo Duro triumfuan në transfertë ndaj Egnatias me rezultatin e thellë 1–5, duke konfirmuar dominimin dhe formën e shkëlqyer që po kalojnë në këtë fillim sezoni.

  1. Për të kuqtë shënuan Riseld Hoçja, Emeral Kryeziu me dopietë, Ergit Hyka dhe Flavio Sallaku, në një ndeshje ku ekipi tregoi qartësisht  epërsinë , organizative dhe karakterin fitues.

Pas katër javësh kampionat, Partizani U18 numëron 9 pikë, vetëm një hap larg vendit të parë,  me një golavarazh mbresëlënës 17:3. Në aspektin individual, Ergit Hyka vijon të kryesojë listën e golashënuesve, duke ruajtur ritmin e lartë të sezonit të kaluar.

🔴 Fitore të pastra, performancë e qëndrueshme dhe objektiva të qarta , Partizani U18 po ecën me hap të sigurt drejt kreut!