🇦🇱 EKIPI KOMBËTAR U-21 | KOTE & TOMA NË LISTËN KUQEZI 
Mesfushori Gjergji Kote dhe sulmuesi Rrok Toma janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndaj Moldavisë (13 nëntor) dhe Ukrainës (17 nëntor).
Në listën e publikuar nga stafi teknik i ekipit kombëtar, dy futbollistët e Partizanit janë përfshirë sërish, duke vijuar kështu paraqitjet e tyre pozitive edhe në arenën ndërkombëtare.
Klubi Partizani u uron Gjergji Kotes dhe Rrok Tomës suksese me fanellën kuqezi
. 🔴⚫️



















