EKIPI KOMBËTAR | 𝐔-𝟐𝟏 🇦🇱

EKIPI KOMBËTAR | 𝐔-𝟐𝟏 🇦🇱

Dy futbollistë të Partizanit, Gjergji Kote dhe Rrok Toma, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi në përfaqësuesen U-21 për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj 🇸🇲 San Marinos më 10 tetor.

 

Të dy lojtarët kuq, që vijojnë të jenë pjesë e rregullt e këtij grupi, konfirmojnë progresin dhe paraqitjet pozitive me fanellën e klubit.

 

Klubi Partizani u uron Gjergji Kotes dhe Rrok Tomës suksese dhe një përfaqësim dinjitoz me fanellën kuqezi 🔴⚫️