EKIPI KOMBËTAR | 𝐔-𝟏𝟗 🇦🇱
Sulmuesi i talentuar i Partizanit, Tedi Malaj, është grumbulluar nga trajneri Julian Ahmataj në përfaqësuesen shqiptare U-19 për dy ndeshjet miqësore ndaj 🇮🇪 Irlandës, që do të zhvillohen më 10 dhe 12 tetor.
Malaj vazhdon të jetë pjesë e rregullt e kontingjentit kuqezi, duke konfirmuar formën e mirë dhe potencialin e tij në këtë fazë përgatitore të kombëtares.
Klubi Partizani e përgëzon Tedi Malajn për ftesën dhe i uron suksese në përfaqësimin me fanellën kuqezi 🔴⚫️



















