EKIPI KOMBËTAR | 𝐔-𝟏𝟕 🇦🇱

 

Pesë futbollistë të Akademisë Partizani janë grumbulluar nga trajneri i përfaqësueses kuqezi U-17, Fatjon Tafaj, për dy ndeshjet miqësore ndaj 🇸🇮 Sllovenisë, që do të zhvillohen më 9 dhe 11 tetor në ” Shtëpinë e Futbollit” .

 

🔴 Dion Vata, Elson Himallari, Frensi Mali, Robin Balla dhe Dionis Pera do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto teste ndërkombëtare.

Vata dhe Himallari, të cilët janë gjithashtu pjesë e kontingjentit të ekipit të parë .

Klubi Partizani u uron të pestëve suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën kuqezi 🔴⚫️