Ekipet e moshave të Partizanit: Fitore për U14 dhe U15, barazim për U13

Ekipet e moshave të Partizanit: Fitore për U14 dhe U15, barazim për U13

Skuadra U15

Ekipi i 15-vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Ermal Serjani, arriti një fitore të pastër ndaj Lushnjes me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 49, 52, dhe 55, nga Demuçaj, Mesiti, dhe Dani. Me këtë fitore, të kuqtë ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e katërt.

Skuadra U14

Ekipi i 14-vjeçarëve, i drejtuar nga trajneri Julian Kaçe, triumfoi ndaj Laçit me rezultatin 2-0. Të dy golat u realizuan nga Brajan Hykollari, i cili vendosi fatin e ndeshjes së javës së 15-të. Me këtë sukses, të kuqtë vazhdojnë të kryesojnë tabelën me 36 pikë. Në javën e 16-të, ata do të përballen në transfertë me rivalët e Shënkollit, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Skuadra U13

Ekipi i 13-vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Uliks Tirana, nuk arriti të sigurojë pikët e plota në sfidën e javës së 18-të ndaj Laçit, duke u ndarë në barazim 1-1. Laçi kaloi i pari në avantazh, ndërsa skuadra jonë barazoi në minutën e 44-të me anë të Duriçit. Me këtë rezultat, Partizani U13 renditet në vendin e gjashtë me 27 pikë, duke krijuar një diferencë prej 10 pikësh ndaj Tiranës. Në javën e 19-të, ata do të presin në shtëpi ekipin e Apolonisë, në “Arenën e Demave”.