Dominim total në “Arenën e Demave”, Partizani B mposht Eagle FA me rezultatin 5:0
Partizani B e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë, duke fituar bindshëm 5-0 ndaj Eagle FA në “Arenën e Demave”.
Skuadra e drejtuar nga Oltion Kernaja tregoi qartë objektivin ngjitjen në Kategorinë e Parë , duke dominuar nga minuta e parë deri në fund.
⚽ Kronologjia
Përballja u zhbllokua shpejt. Në një aksion nga krahu i majtë, Denis Sulo shërbeu saktë për Diego Contreras, i cili me qetësi realizoi golin e parë të kuq.
Vetëm pak minuta më vonë, presioni i pandalshëm i Partizanit solli dy gola të shpejtë brenda një minute (28’ dhe 29’):
Ashtu si në golin e parë , sërish kombinimi Sulo–Contreras prodhoi golin e dytë në minutë e 28′ .Një minut me vonë , Marjus Kola asistoi për Mohanad Mandon, i cili e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh të trefishtë, ndërsa në pjesën e dytë kuqtë vijuan të kontrollonin lojën. Në minutën e 57’, Contreras kompletoi tripletën e tij personale, duke e çuar shifrën në 4-0.
Spektakli u mbyll me golin e pestë: Mando depërtoi nga e majta dhe asistoi në zonë, ku Herdi Balla shënoi duke vulosur fitoren e thellë 5-0.
Formacioni i të kuqve (3-4-3)
Portë: Endri Allmuça
Mbrojtje: Jurgen Bakalli, Enea Kokomani , Amdy Diallo
Mesfushë: Marjus Kola, Denis Sulo, Fernando Ndrejaj (C), Orest Rifa
Sulm: Denisa Balla, Mohanad Mando, Diego Contreras
U aktivizuan: Marselo Gjuzi, Amarildo Tahri, Dejan Doçi, Goga, Herdi Balla.
Me këtë nisje perfekte dhe një goleatë mbresëlënëse, Partizani B konfirmon ambiciet e qarta për sezonin e ri.
Në javën e dytë, të kuqtë do të udhëtojnë në Berat për t’u përballur me Tomorrin, më 5 tetor.