Derbi i 17-vjeçarëve ndahet në barazim, por jo në “paqe”

Derbi i 17-vjeçarëve ndahet në barazim, por jo në ” paqe “

 

Java e 22-të solli derbin e tretë sezonal për grupmoshën U17, ku Partizani i drejtuar nga Aldo Duro vinte si favorit, jo vetëm falë pozicionit në tabelë, por edhe faktorit fushë.

Pjesa e parë folin me shume per miqte te cilet u treguan më kërkuese, por Partizani goditi në momentin më të mirë. Rei Zekaj kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 45-të, duke ndezur festën e kuqe. Me këtë rezultat minimal u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i takimit nisi me një Partizan më të qartë dhe më kërkues, që arriti të gjejë golin e dytë me Frensi Malin, i cili goditi fuqishëm me të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, të kuqtë treguan mungesë qetësie në mbrojtje, duke i dhuruar Tiranës mundësinë për të ngushtuar rezultatin.

Tensioni arriti kulmin gjatë festimit të golit bardheblu, kur një përplasje mes portierit të Partizanit, Qefalia, dhe sulmuesit të Tiranës, Prendi, shkaktoi një moment tensionibtë panevojshem që rezultoi me disa kartonë të kuq, duke filluar nga Qefalia dhe Prendi, si dhe ndëshkime në pankina.

Pas këtij episodi, Partizani krijoi disa raste të mira për të mbyllur ndeshjen, por nuk arriti të finalizonte, ndërsa Tirana, nga një prej rasteve të pakta, e dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi në 2-2. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pavarësisht barazimit, të kuqtë e Aldo Duros vazhdojnë të kryesojnë renditjen dhe synojnë titullin kampion deri në fund të sezonit.