Arena e Demave do të mirëpresë këtë fundjavë sfidën hapëse të sezonit, në edicionin e 87-të të kampionatit kombëtar . Partizani i drejtuar nga Mladen Milinkoviç do të presë në shtëpi debutuesit e Vorës të dielën në orën 20:00 .
Partizani dhe Vora janë përballur më parë dy herë, në ndeshjet e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë në vitin 2019. Të dyja takimet u fituan nga të kuqtë me rezultatin e përgjithshëm 4-0 : më 18 shtator 2019 në transfertë (0-3, shënuan Cinari, Brown dhe Solomon) dhe më 1 tetor 2019 në shtëpi (1-0, shënoi Telushi).
Megjithatë, sfida e së dielës pritet të sjellë emocione krejtësisht të tjera.