Sulmuesi i Partizanit, Albers Keko, ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë të sezonit ndaj ekipit estonez Nõmme Kalju.
Operacioni u realizua me sukses ditën e sotme dhe lojtari do të qëndrojë disa ditë në fazën e parë të rikuperimit, përpara se të nisë procesin e rehabilitimit. Programi i rikthimit do të jetë i detajuar dhe i mbikëqyrur nga stafi mjekësor i klubit.
Klubi i uron Albersit rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushë edhe më të fortë se më parë. 💪
#RiktheuMëiFortëAlbersKeko