Akademia Partizani – Sezoni 2024-2025: Statistikat përfundimtare 

 

Akademia Partizani – Sezoni 2024-2025: Statistikat përfundimtare 

 

⚽️ Akademia e Futbollit Partizani ka përmbyllur sezonin 2024–2025 me rezultate pozitive në të gjitha grupmoshat, duke shënuar një rritje të ndjeshme në rendiment dhe sukses, veçanërisht me grupet U16 dhe U17 që dominuan në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

 

🔴 U19 mbylli sezonin në vendin e dytë, me 15 fitore në 26 ndeshje, duke shënuar 52 gola dhe pësuar 29. Ekipi u eliminua në çerekfinale të Kupës nga Apolonia pas penalltive.

 

🔴 U18 u rendit në vendin e pestë, me një sezon të balancuar: 9 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje. Shënoi 39 gola dhe pësoi 33.

 

🔴 U17 ishte një nga krenaritë e Akademisë, duke u shpallur kampionë dhe fitues të Kupës së Shqipërisë. Bilanci: 19 fitore, 5 barazime, vetëm 2 humbje, 73 gola të shënuar dhe 32 të pësuar. Në Kupë kaluan me sukses Teutën (3-2), Vorën (2-1) dhe në finale mposhtën Apoloninë (3-1).

 

🔴 U16 dominoi kategorinë, duke përfunduar sezonin në vend të parë, pa asnjë humbje në 26 ndeshje: 23 fitore dhe 3 barazime. Ata shënuan plot 104 gola dhe pësuan vetëm 16.

 

🔴 U15 përfundoi në vendin e katërt, me 11 fitore, 8 barazime dhe 7 humbje, ndërsa shënoi 46 gola dhe pësoi 37.

 

🔴 U14 zuri vendin e dytë, me 18 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Golavarazhi i jashtëzakonshëm me 66 gola të shënuar dhe vetëm 18 të pësuar .

 

🔴 U13 u rendit në vendin e pestë, me 10 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje në 27 ndeshje. Shënuan 42 gola dhe pësuan 39.

 

📈 Statistika të përgjithshme (nga U19 në U13):

 

105 fitore

 

36 barazime

 

42 humbje

 

Golavarazh: 427 gola të shënuar / 224 të pësuar

 

Golashënuesit më të mirë të sezonit:

 

Elson Himallari (U16) – 32 gola

 

Ergit Hyka (U17) – 24 gola në kampionat + 4 në Kupë

 

Brajan Hykollari (U14) – 25 gola

 

🏆Akademia Partizani ka një zhvilluar një sezon pozitiv me mbi 67% përqindje të suksesit në total, një sulm shumë produktiv me mbi 2 gola për ndeshje, dhe një mbrojtje relativisht solide me mesatarisht vetëm 1.1 gola të pësuara për ndeshje.

 

🥇Ky sezon konfirmon punën e shkëlqyer që po bëhet në Akademinë e Partizanit, me objektiva të qarta për formimin e brezave të rinj dhe integrimin e tyre në skuadrën e parë.