Akademia Partizani – Rezultatet e javës së 9-të për grupmoshat U17, U18 dhe U19

Fundjava ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Akademinë e Partizanit, teksa tre grupmoshat kryesore – U17, U18 dhe U19 – kanë siguruar tri fitore të rëndësishme në përballjet ndaj moshatarëve të Teutës, duke mbyllur kështu me sukses javën e 9-të të kampionatit.
U18 – Fitore bindëse për mbylljen e fazës së parë
Të parët që hapën serinë e triumfeve ishin 18-vjeçarët e trajnerit Aldo Duro. Në ndeshjen e zhvilluar të premten në mëngjes në Arenën e Demave, të kuqtë u imponuan me rezultatin 4–1, duke dhuruar një paraqitje dominuese.
Dy gola nga Flavio Sallaku, dhe nfa një gol i Ergit Hykës dhe Risled Hoçjes, vulosën një fitore të pastër dhe të rëndësishme në fund të fazës së parë.
Pas 9 javësh, Partizani U18 renditet në vendin e dytë me 22 pikë, tre më pak se Tirana, me të cilën do të përballet javën e ardhshme në një duel direkt për kreun e renditjes.
U17 – Rikthim te fitorja
Partizani U17 është rikthyer te suksesi në javën e 9-të, duke mposhtur Teutën me rezultatin 3–2.
Protagonist i ndeshjes ishte Kleron Allushaj me një dopietë në minutat 24 dhe 65, ndërsa goli tjetër u shënua nga Samed Lushaku në minutën e 35.
Kjo është fitorja e shtatë në këtë kampionat për skuadrën e trajnerit Algert Hurdha, e cila të javën e ardhshme pret në shtëpi Tiranën.
U19 – Seria pozitive vazhdon
Vijon forma e shkëlqyer e Partizanit U19, që mposhti Teutën me rezultatin 2–0 në Arenën e Demave.
Që në pjesën e parë, të kuqtë vendosën ritmin e ndeshjes me golat e Marselo Dervishit (20’) dhe Orest Nelës (31’).
Kjo ishte fitorja e gjashtë në tetë ndeshje për skuadrën e trajnerit Fatjon Muhameti, e cila mbetet e pamposhtur këtë sezon (6 fitore dhe 2 barazime).
Pas javës së 9-të, Partizani U19 renditet në vendin e dytë, me të njëjtën kuotë pikësh si Laçi, por me një ndeshje më pak . Sfida e ardhshme do të jetë një tjetër duel i fortë në Arenën e Demave kundër Bylisit.
📌 Rezultatet e javës së 9-të
U18 | Partizani 4–1 Teuta
Sallaku (44′ 89′ ) , Hyka ( 11′) , Hoçja ( 16′)
U17 | Partizani 3–2 Teuta
Allushaj (24’, 65’), Lushaku (35’)
U19 | Partizani 2–0 Teuta
Dervishi (20’), Nela (31’)
🗓️ Ndeshjet e radhës
U17: Partizani vs Tirana
U18: Partizani vs Tirana
U19: Partizani vs Bylis



















