Akademia Partizani – Rezultatet e Javës së 10-të për U17, U18 dhe U19
Akademia Partizani përmbylli një nga javët më të suksesshme të këtij sezoni, teksa të tre skuadrat kryesore U17, U18 dhe U19 arritën fitore të rëndësishme ndaj rivalëve direkt në garën për kreun e renditjes. Me këto rezultate, të tre grupmoshat ngjiten në vendin e parë, duke vendosur emrin e Akademisë së Partizanit në krye si rrallëherë më parë.
U19 | Partizani – Bylis 2:1
Të premten, më 28 nëntor, skuadra U19 e drejtuar nga Fatjon Muhameti mori një fitore shumë të vlefshme ndaj Bylisit, në një duel direkt për kreun.

Golat:
62’ – Erald Rrenga (nga pika e bardhë, i saktë në ekzekutim)
87’ – Musa Lleshaj (dyfishon avantazhin)
Miqtë nga Ballshi ngushtuan rezultatin në minutat e shtesës, por Partizani administroi avantazhin dhe mbylli takimin 2:1.
Ndeshja e ardhshme:
Të martën në orën 12:00, të kuqtë do të luajnë ndeshjen e prapambetur ndaj Skënderbeut në Arenën e Demave.
U18 | Partizani – Tirana 2:1
Një fitore dramatike për të besuarit e Aldo Duros, të cilët luftuan deri në sekondën e fundit për të ruajtur dhe mbrojtur avantazhin.
Golat:
Rei Zekaj në minutën e 34′
Orgito Lleshaj në minutën e 49′
Në një duel të luftuar ndaj Tiranës, U18 tregoi karakter, disiplinë dhe sakrifikim, duke marrë një trepikësh me shumë vlerë për vazhdimësinë e kampionatit.
U17 | Partizani – Tirana 2:1
Edhe U17 e Algert Hurdhës siguroi një fitore të madhe ndaj Tiranës, me një moment dramatike që kulmoi në sekondat e fundit me festën e kuqe .
Golat:
Odisea Gjati – shënon një supergol për avantazhin fillestar në minutën e 12′
Bardheblutë barazojnë rezultatin me Matrakun nga pika e bardhë në minutën e 72′
Nikolo Hykollari – shënon golin vendimtar në sekondën e fundit pas një goditjeje këndi, duke vulosur fitoren 2:1 në minutën e 94′
Një sfidë e luftuar, me ritëm, emocione dhe një fund të zjarrtë.
Akademia Partizani në Krye të Renditjes
Fitoret e tre grupmoshave sollën një arritje fantastike :
U17, U18 dhe U19 ngjiten të gjitha në vendin e parë në tabelat respektive, duke e vendosur Akademinë e Partizanit si forcën kryesore të futbollit të moshave në këtë moment të sezonit.
Performanca, karakteri, dhe fitoret ndaj rivalëve direkt e bëjnë këtë javë një prej më të suksesshmeve të viteve të fundit për strukturën e akademisë së kuqe.



















