Akademia Partizani – Rezultatet e Fundjavës

Akademia Partizani – Rezultatet e Fundjavës

Pushim për U17, U18, U19

Skuadrat e moshave U17, U18 dhe U19 kishin pushim këtë fundjavë . Java e ardhshme do të zhvillojnë ndeshjet në shtëpi ndaj grupmoshave të Teutës.

U13 | Kinostudio – Partizani 0:5

Një fitore e pastër për U13 në Fushën e Kombëtares në Kamëz. Golat u shënuan nga:Redin Koleci (2 gola) Rijad Kasamaj, Saed Tatari, Adiel Doçi (1 gol secili)

Me këtë fitore të katërt radhazi, U13 qëndron në vendin e dytë me 13 pikë nga 5 ndeshje, 18 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.

Java e ardhshme: Derbi ndaj Tiranës.

 

U14 | Kinostudio – Partizani 0:2

Skuadra e Uliks Tiranës vazhdon serinë e fitoreve. Golat e fitores u shënuan nga Savio Disha dhe Artion Biba në pjesën e dytë.

Pas 5 ndeshjesh, U14 është në vendin e tretë me 12 pikë, vetëm një pikë larg kryesuesve.

Java e ardhshme: Derbi ndaj Tiranës, sfidë për kryesimin.

U15 | Pepa – Partizani 0:1

Brajan Hykollari realizoi golin e vetëm në minutën e 54’ dhe siguroi fitoren e gjashtë sezonale për U15.

Rënditja në tabelë:Vendi i 3-të  me 18 pikë

Java e ardhshme: Partizani – Teuta.

U16 | Elbasani – Partizani 0:0

Një barazim pa gola në Elbasan për U16, që vazhdon luftën për një vend në  playoff.

Pas 8 javësh: Vendi 6-të me 11 pikë

Java e ardhshme: Partizani – Teuta në Arenën e Demave.