AKADEMIA PARTIZANI
Rezultatet e fundjavës | 13–14 Dhjetor

Futbolli i moshave ka hyrë në fazën më të nxehtë të sezonit, në mesin e kampionatit, teksa skuadrat e Akademisë Partizani kanë regjistruar rezultate pozitive gjatë fundjavës së 13–14 dhjetorit, duke konfirmuar ecurinë e mirë të këtij sezoni.
E shtunë, 13 dhjetor
Fundjava nisi me katër përballje, ku spikatën fitoret bindëse të grupmoshave U13 dhe U14 në transfertë ndaj Vorës, me 9 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Partizani U13

Skuadra e drejtuar nga Amber Ursi triumfoi 0–3 ndaj Vorës. Dy gola të Tatarit dhe një i Kasamajt vulosën fitoren e gjashtë sezonale. Pas 9 javësh, U13 pozicionohet në vendin e tretë me 19 pikë, 23 gola të shënuar dhe 10 të pësuar. Dy sfidat e fundit të këtij viti do të luhen në shtëpi ndaj Vllaznisë dhe KF Shkodrës, më 20 dhe 27 dhjetor.
Partizani U14

Edhe U14, nën drejtimin e Uliks Tiranës, regjistroi një fitore të thellë 0–6 ndaj Vorës. Nga dy gola u shënuan nga Islamaj dhe Kroni, ndërsa Disha dhe Biba plotësuan rezultatin. Kjo ishte fitorja e gjashtë për të kuqtë, të cilët renditen në vendin e katërt me 18 pikë, katër më pak se kryesuesja Tirana. Ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Arenën e Demave ndaj Vllaznisë dhe KF Shkodrës.
Partizani U15

Skuadra e Julian Kaçes u ndal në Korçë, duke u mposhtur nga Skënderbeu me rezultatin 4–1. Takimi ishte i balancuar deri në daljen me karton të kuq të portierit Lala, moment që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes. Goli i vetëm për të kuqtë u shënua nga Rayan Karabushi . Pas kësaj humbjeje, Partizani U15 mban vendin e tretë me 21 pikë, 19 gola të shënuar dhe 18 të pësuar. Java e ardhshme sjell një përballje të fortë në Arenën e Demave ndaj kryesuesve të Shënkollit.
Partizani U16

Një fitore shumë e rëndësishme u regjistrua nga U16, që kaloi Internacionalin me rezultatin 1–2 në një sfidë direkte për zonën “play-off”. Golat u shënuan nga Orest Buçka dhe Joan Hidri. Pas 11 javësh, skuadra e Ermal Serjanit renditet në vendin e tretë me 18 pikë, 19 gola të shënuar dhe 12 të pësuar. Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet në Arenën e Demave ndaj Shënkollit.
Partizani U18

https://youtu.be/NfVkLFOHJcM?si=koPGpRZ0JLfYxMLy
Skuadra e Aldo Duros barazoi 1–1 ndaj Elbasanit në Arenën e Demave, duke mos përfituar nga ndalesa e rivalëve. Ndeshja nisi në disavantazh për të kuqtë, të cilët pësuan gol në minutën e 20-të, por një perlë e Riseld Hoçjes riktheu baraspeshën. Pas 13 javësh, Partizani U18 kryeson renditjen me 29 pikë, në kuotë të barabartë me Tiranën. Sfida e fundit për vitin 2025 do të jetë përballë Egnatias .
E diel, 14 dhjetor
Partizani U17

Të parët që zbritën në fushë të dielën ishin 17-vjeçarët, të drejtuar nga asistenti Eldi Thaka, të cilët siguruan një fitore spektakolare 6–0 ndaj Shkëndijës së Tiranës. Nga dy gola shënuan Odisea Gjati dhe Dionis Peres, ndërsa Alban Hitaj dhe Fabio Hyseni plotësuan festivalin e golave. Pas javës së 13-të, Partizani U17 kryeson kampionatin me 30 pikë, 10 fitore dhe golavarazh 42–18. Ndeshja e fundit e vitit do të jetë ndaj Vllaznisë në Arenën e Demave.
Partizani U19
https://www.youtube.com/live/GkzVvIbgaSE?si=s3Yb2-hmkdB1kO9D
Edhe U19 u ndal në barazim 1–1 ndaj Elbasanit, në një ndeshje të shoqëruar me shumë kontestime nga kampi i kuq. Skuadra e drejtuar nga Fatjon Muhameti pretendoi të paktën tre penallti të paakorduara . Golin e barazimit e shënoi Dion Vata në minutën e 89′ . Pas 12 javësh, Partizani kryeson renditjen me 27 pikë (8 fitore, 3 barazime, 1 humbje), 24 gola të shënuar dhe 11 të pësuar, me një diferencë prej 3 pikësh nga Laçi, që ka një ndeshje më pak. Java e 13-të do të luhet në Arenën e Demave ndaj Vllaznisë.
Bilanci i fundjavës:
8 ndeshje të zhvilluara
4 fitore, 2 barazime, 1 humbje
20 gola të shënuar, 7 gola të pësuar
Akademia Partizani konfirmon formën e mirë në mesin e sezonit, me disa skuadra në krye dhe në zonën e sipërme të renditjes, duke mbajtur objektivat plotësisht të hapura në të gjitha grupmoshat.
Rezultatet :
Vora U13 – Partizani U13 0–3
Vora U14 – Partizani U14 0–6
Skënderbeu U15 – Partizani U15 4–1
Internacional U16 – Partizani U16 1–2
Partizani U18 – Elbasani U18 1–1
Partizani U17 – Shkëndija U17 6–0
Partizani U19 – Elbasani U19 1–1
Ndeshjet e ardhshme:
U13
Partizani – Vllaznia (20 dhjetor)
Partizani – KF Shkodra (27 dhjetor)
U14
Partizani – Vllaznia
Partizani – KF Shkodra
(Arena e Demave)
U15
Partizani – Shënkolli
(Arena e Demave)
U16
Partizani – Shënkolli
(Ndeshja e fundit për vitin)
U17
Partizani – Vllaznia
(Java e 13-të ,Arena e Demave)
U18
Partizani – Egnatia
(Java e 13-të ,Arena e Demave)
U19
Partizani – Vllaznia
(Java e 13-të, Arena e Demave)

8 ndeshje të zhvilluara

















