Akademia Partizani – Rezultatet e Fundjavës

Akademia Partizani – Rezultatet e Fundjavës

Një tjetër fundjavë e mbushur me emocione për ekipet e Akademisë së Partizanit, me disa fitore në transfertë dhe paraqitje pozitive në të gjitha kategoritë.

 

🔴 Partizani U13 – Pushim

🔴 Partizani U14 – Pushim

 

Partizani U15 regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Apolonisë, me rezultatin 1–2.

Golat për të kuqtë u shënuan nga Dean Shkurti (9′) dhe Brajan Hykollari (50′).

Pas javës së 7-të, ekipi renditet në vendin e 3-të me 15 pikë, ndërsa në javën e ardhshme do të përballet në transfertë me Pepean.

 

Partizani U16 triumfoi bindshëm në Fier ndaj Apolonisë, me rezultatin 0–4.

Autorë të golave ishin Noel Hasa (2′), Lavid Dani (42′), Omar Gucija (69′) dhe Joan Hidri (73′).

Pas javës së 7-të, skuadra pozicionohet në vendin e 6-të me 10 pikë, ndërsa në javën e ardhshme do të luajë në transfertë ndaj Elbasanit.

 

Partizani U17 u mposht në transfertë ndaj Vorës, me rezultatin 4–1, me një autogol të Nezajt.

Pas javës së 8-të, të kuqtë zbresin në vendin e 2-të me 18 pikë, duke humbur kreun pas tetë javësh.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Arenën e Demave, ndaj Teutës, më 23 nëntor.

Partizani U18 barazoi në mënyrë dramatike në transfertë ndaj Vorës, duke marrë një pikë pas një ndeshjeje të fortë që përfundoi 2–2.

Golat për të kuqtë u realizuan nga Ergit Hyka (77′) dhe Rei Zekaj (90+’ pen.).

Pas javës së 8-të, ekipi renditet në vendin e 2-të me 19 pikë, dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Arenën e Demave, ndaj Teutës, më 23 nëntor.

Partizani U19 siguroi një tjetër fitore të pastër në transfertë ndaj Vorës, me rezultatin 0–2.

Golat u shënuan nga Erald Rrenga (35′) dhe Musa Lleshaj (90+’).

Pas javës së 8-të, ekipi renditet në vendin e 2-të me 17 pikë, të barabarta me Laçin, por me një ndeshje më pak.

Të kuqtë do të përballen me Teutën në Arenën e Demave, më 23 nëntor.