Akademia e Partizani | vijon përgatitjen për sezonin e ri
Akademia e Futbollit Partizani ka nisur me hapa të sigurt përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, duke treguar rezultate të mira në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditën e djeshme në Arenën e Demave.
Skuadra U18, e drejtuar nga trajneri Aldo Duro, arriti një fitore bindëse ndaj moshatarëve të Vorës me rezultatin 5-1, duke treguar dominim dhe sulmueshmëri në fushë. Ky rezultat është një shenjë pozitive për punën që po bëhet me grupmoshat .
Ndërkohë, ekipi U19, nën drejtimin e Fatjon Muhametit, zhvilloi një përballje të fortë dhe të luftuar me Bylisin, duke përfunduar në barazim. Kjo sfidë tregon përgatitjen serioze dhe garën e fortë që pritet të ketë në kampionatin e U19 .
Akademia e Partizanit vazhdon punën intensive me trajnerët dhe stafin teknik, duke përgatitur brezin e ri që do të përfaqësojë klubin në të ardhmen dhe do të kontribuojë në sukseset e skuadrës së parë.
Një sezon i gjatë dhe plot sfida pritet për ekipet e Akademisë, por rezultatet e deritanishme japin shpresë për një të ardhme premtuese .