Agim Ibraimi emërohet Drejtor i Ri Sportiv i FK Partizani

Agim Ibraimi emërohet Drejtor i Ri Sportiv i FK Partizani

FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i klubit.

37-vjeçari nga Tetova i bashkohet organikës së klubit kuqe, duke marrë një rol kyç në ndërtimin dhe menaxhimin e projektit sportiv të Partizanit. Ibraimi është prezantuar ditën e sotme nga Presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nisë ushtrimin e detyrës së re në shërbim të skuadrës.

Me një eksperiencë të pasur në futbollin profesionist dhe njohje të thellë të realitetit ballkanik, Agim Ibraimi pritet të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin sportiv të klubit, ndërtimin e skuadrës dhe forcimin e strategjisë afatshkurtër dhe afatgjatë të FK Partizani.

Klubi i uron mirëseardhje Agim Ibraimit dhe suksese në këtë detyrë të re me fanellën kuqe.

🔴 Mirë se vjen në familjen e kuqe, Agim Ibraimi!