Adnard Mehmeti, mes më të mirëve të vitit 2025 në Abissnet Superiore

Adnard Mehmeti, mes më të mirëve të vitit 2025 në Abissnet Superiore

⚽️ Me të mirët e vitit 2025!

Adnard Mehmeti është përzgjedhur pjesë e Formacionit më të Mirë të Vitit 2025 në Abissnet Superiore, një vlerësim prestigjioz i akorduar gjatë Mbrëmjes Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mesfushori i Partizanit ka qenë një nga figurat më konstante dhe vendimtare të kampionatit, duke spikatur për inteligjencën taktike, balancën në mesfushë dhe përkushtimin maksimal në çdo paraqitje me fanellën e kuqe .

24-vjeçari nga Vushtrria numëron tashmë 94 ndeshje zyrtare me Partizanin, duke kontribuar me 5 gola, por mbi të gjitha me një rol kyç në ndërtimin e lojës dhe stabilitetin e skuadrës . Paraqitjet e tij të qëndrueshme kanë bërë që Mehmeti të jetë një pikë referimi në repartin e mesfushës dhe një nga lojtarët më të vlerësuar të elitës së futbollit shqiptar.

Përzgjedhja në formacionin ideal të vitit përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një krenari për klubin e Partizanit.

🔴 Urime Adnard Mehmeti! 👏