“Abissnet Superiore” Java 32, PARTIZANI – DINAMO CITY 2 – 0 Kampionët rikthehen te fitoret

 

Kampionët në fuqi i janë rikthyer bindshëm fitoreve teksa ia dolën të triumfonin 2 – 0 në duelin ndaj Dinamo City i vlefshëm për javën e 32 të kampionatit në një përballje emocionuese. Në “Arenën e Demave” takimit nis me homazhe dhe 1 minutë heshtje për Lanin, ish puntori i klubit të kuq, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Nën përkrahjen e fuqishme edhe të tifozerisë të besuarit e Orges Shehit e nisin vrullshëm takimin duke ushtruar presion nga minuta e parë. Sulmuesi Mba është rrezik konstant për mbrojtjen e miqve duke sjell panik në zonën e Dinamos .

Në minutën e 16 Maget dhe Cara nuk arrijnë të kordinohen me njëri-tjetrin duke shpërdoruar një aksion premtues. 7 minuta më vonë një tjetër  shans i artë i shpërdoruar nga të kuqtë, kësaj here është Bintsuka që nuk shënjëstron kuadratin duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën.

Momenti pozitiv i kampionëve do të konkretizohet në minutën e 30 të takimit teksa Bintsouka shfrytëzon mjaft mirë topin e kthyer nga traversa pas goditjes së Sembene… 

Minuta e 40 sjell entuziasëm në stadium kur gjyqtari Bajramaj sinjalizon një 11 metersh për Partizanin, pas ndërhyrjes së gabuar të Behiraçes ndaj Taipit, por pas konsultimit me VAR, vendimi anullohet. 

Në minutën e 2 shtesë të kësaj pjesë akordohet 11 metersh për Dinamon Ndërhyrja e Atanaskoskit konsiderohet e gabuar ndaj Zabërgjës. Por edhe njëherë Pano Qirko bën heroin duke pritur penalltinë e goditur nga Denisonin. Një performancë fantastik portierit tonë i cili pret penalltinë e tretë në këtë sezon. 

Starti pjesës e dytë do të rezervoj një tjetër moment kyç.  

Gudiabi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë miqtë me 10 lojtarë pas përplasjes me Muratajn. Edhe kapiteni nuk i shpëton ndëshkimit me karton të verdhë. Në epërsi numerike kampionët në fuqi tashmë administrojnë me qetësi takimin ndërkohë që trajneri Shehi kryen edhe zëvendësimet e para duke hedhur në fushë Skukën dhe Mehmetin, për Mba dhe Taipin. 7 minuta më vonë Binstouka dhe Atanaskoski ia lënë vendin Buxhelaj dhe Kekos. Sulmuesit të kuq do ti mjaftonin vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të gjetur golin në të 70 minutë. 2 – 0 dhe tashmë Partizani menaxhon mjaft mirë epërsinë e dy golave, duke qarkulluar topin por pa harruar të  tentojë edhe golin e trete me protagonist Skukën që me inkursionet e tij sjell panic në zonën e miqve

Në minutën e 3 shtesë të kuqtë janë pranë golit por topi i goditur  nga Tedi Cara, shkon ngjitur me shtyllën. Përfundimisht 2 – 0 dhe Partizani pas katër javësh rigjen fitoret dhe tashmë diferencva nga Vllaznia e vendit të 3 të është vetëm një pikë. Në Javën e 33 kampionët e shqipërisë do të përballen në derin e kryeqytetit ndaj rivalëve të Tiranës.