- Akademia Partizani, fundjavë perfekte: 6 fitore në 6 ndeshje!
Akademia e Partizanit regjistroi një fundjavë të jashtëzakonshme, duke siguruar 6 fitore në 6 ndeshje me të gjitha grupmoshat që zbritën në fushë, si në Tiranë ashtu edhe në transfertë. Një ecuri mbresëlënëse që dëshmon punën e madhe që po bëhet në çdo ekip të kuq.
🗓️ E shtunë fitoreje për U13, U14 dhe U16
Seria e fitoreve nisi të shtunën me tri sukseset e para.
U16 – Djemtë e trajnerit Ermal Serjani fituan me shumë vlera në transfertë ndaj Dinamo City, me rezultatin 0–2.
Noel Hasa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të, ndërsa Orest Buçka vulosi rezultatin në të 76-ën. Me këtë triumf, të kuqtë shkojnë në kuotën e 6 pikëve pas 5 javësh.
U14 – Në “Arenën e Demave”, ekipi i drejtuar nga Uliks Tirana zhvilloi një ndeshje spektakolare, duke mposhtur Shënkollin me shifrat e thella 7–0.
Pjesa e parë u mbyll 4–0 me golat e Eldion Duriçit (9′), dopietën e Joel Islamajt (11’, 24’) dhe Bojken Dishës (24’).
Në fraksionin e dytë, të kuqtë shënuan edhe tre herë të tjera me Artion Bibën (33’), Eldion Duriçin (34’) dhe Noel Alushajn (55’).
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për këtë grupmoshë, me 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
U13 – Me dëshirë dhe vendosmëri, skuadra e Amber Ursit triumfoi 2–0 ndaj Shënkollit, falë dopietës së Redin Kolecit (31’, 38’).
Pas barazimit në Shkodër, kjo ishte fitorja e parë pas dy javësh për këtë grupmoshë, që mbyll të shtunën me 4 pikë në renditje.
Në përfundim të ditës së shtunë, bilanci ishte perfekt: 3 fitore, 11 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar.
🗓️ E diel me spektakël dhe fitore për U15, U17 dhe U18
Të dielën, emocionet vazhduan me tri fitore të tjera të skuadrave U15, U17 dhe U18.
U15 – Të vetmit që luanin në transfertë, djemtë e Julian Kaçes fituan 2–4 ndaj KF Shkodrës.
Golat u shënuan nga Denian Avdylaj (11’), Dean Shkurti (27’), Besart Baçi (43’) dhe Hykollari (66’).
Me këtë sukses, të kuqtë ngjiten në vendin e 4-t me 9 pikë.
U17 – Një tjetër fitore dramatike për djemtë e Algert Hurdhës, që përmbysën ndeshjen ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”, duke triumfuar 2–1.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 43-të, por në pjesën e dytë, pas shumë rasteve të humbura dhe një kartoni të kuq për kundërshtarin, Odisea Gjati barazoi në minutën e 65-të.
Në minutat shtesë, Etien Gjergji gjeti golin e fitores, duke ndezur festën e madhe të të kuqve.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi, me ekipin që vijon i pamposhtur dhe në krye të tabelës.
U18 – Spektakël total nga djemtë e Aldo Duros, që fituan me rezultatin e thellë 8–0 ndaj Skënderbeut.
Golat u shënuan nga:
Brajan Dhjari (3’), Ergit Hyka (11’, 13’, 90’), Flavio Sallaku (21’), Emeral Kryeziu (22’) dhe Rei Zekaj (49’, 63’).
Skuadra qëndron vetëm një pikë larg kreut, me 25 gola të shënuar dhe 3 të pësuar në 5 javë.
Ndërkohë Ergit Hyka udhëheq renditjen e golashënuesve me 8 gola, i ndjekur nga Rei Zekaj me 6.
🔚 Bilanci i fundjavës
✅ 6 ndeshje
✅ 6 fitore
⚽ 25 gola të shënuar
🚫 Vetëm 3 të pësuar
Një fundjavë perfekte për Akademinë e Partizanit, që konfirmon standardin dhe përkushtimin në çdo grupmoshë.
Skuadra U19 ishte pushim këtë javë dhe do të rikthehet në fushë fundjavën e ardhshme.

Akademia e Partizanit regjistroi një fundjavë të jashtëzakonshme, duke siguruar 6 fitore në 6 ndeshje me të gjitha grupmoshat që zbritën në fushë, si në Tiranë ashtu edhe në transfertë. Një ecuri mbresëlënëse që dëshmon punën e madhe që po bëhet në çdo ekip të kuq.

















