ZYRTARE | Diego Contreras rinovon me Partizanin

🤝 ZYRTARE | Diego Contreras rinovon me  Partizanin

Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes së re me sulmuesin kolumbian Diego Contreras, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin tonë.

22-vjeçari, i konsideruar si një nga lojtarët më premtues në repartin ofensiv, ka nënshkruar një marrëveshje 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Me këtë nënshkrim, Contreras do të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2029.

Transferuar te Partizani për të sjellë freski, energji dhe cilësi në fazën e sulmit, Diego ka treguar karakter dhe potencial të madh gjatë paraqitjeve të tij, duke bindur stafin teknik dhe drejtuesit për t’i besuar projektit afatgjatë të klubit.

Klubi i uron Diegos shumë suksese me fanellën e kuqe 🔴