Partizani B kalon me sukses Delvinën dhe ruan kryesimin

  1. Partizani B kalon me sukses Delvinën dhe ruan kryesimin

Arena e Demave priti sfidën e javës së 5-të mes Partizanit B dhe Delvinës, ku skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja konfirmoi formën e shkëlqyer duke marrë një fitore të pastër me rezultatin 6–2.

Të kuqtë dominuan në të dy fraksionet e lojës, duke shënuar nga tre gola për çdo pjesë. Protagonist ishte sulmuesi Contreras me dopietë, ndërsa rrjetën e gjetën gjithashtu Denis Balla, Enea Kokomani, Rabjon Goga dhe Kazeem Ogunleye.

Me këtë sukses, Partizani B ruan kryesimin me 15 pikë të plota pas pesë javësh.
Në ndeshjen e radhës, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Peqinit me synimin për të vazhduar ecurinë pozitive.