FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër. Mesfushori 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia, është zyrtarisht pjesë e të kuqve.
Doumbia ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ky transferim shënon aventurën e tij të parë në futbollin europian, pas eksperiencës së deritanishme me kampionin e shumëfishtë algjerian, CR Belouizdad.
I lindur më 16 nëntor 2004 në Abidjan, Doumbia ka një gjatësi prej 1.65 m dhe luan kryesisht si mesfushor qendror, me prirje të spikatur për fazën mbrojtëse dhe organizimin e lojës. Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg arrin në 300 mijë euro.
20-vjeçari shihet si një prej talenteve më interesantë të brezit të tij, ndërsa me energjinë dhe cilësitë teknike që zotëron, pritet të sjellë dinamizëm dhe konkurrencë në mesfushën e të kuqve.
🔴 Mirësevjen në familjen e kuqe, Arafat Doumbia!
#Partizani #WeArePartizani #WelcomeDoumbia