

Sot, gjatë seancës së radhës stërvitore të skuadrës së parë, u bashkuan edhe dy djemtë e akademisë, Tedi Malaj dhe Elson Himallari. Të dy ishin pjesë e seancës stërvitore, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre.
Për 15-vjeçarin Elson Himallari, kjo ishte hera e parë që merrte pjesë në stërvitjen e ekipit të parë, ndërsa për Tedi Malajn ishte një konfirmim i mëtejshëm i progresit të tij. Të dy lojtarët po tregojnë paraqitje pozitive në akademi me skuadrat respektive .
Tedi Malaj erdhi në këtë seancë pas një goli të rëndësishëm të shënuar në kampionatin e U19 ndaj Bylisit, ndërsa Elson Himallari spikati me një super gol në derbin e U16. Përfshirja e tyre në ekipin e parë është një motivim i madh për të vijuar me progresin e tyre në të ardhmen.