Tre talente të Akademisë Partizani në Kombëtaren U-19 ! 

Tre talente të Akademisë Partizani në Kombëtaren U-19! 🔴⚫

 



Trajneri Julian Ahmataj ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore të Kombëtares U-19 kundër Maqedonisë së Veriut. Në këtë grumbullim janë përfshirë edhe tre lojtarë nga Akademia e Partizanit: Tedi Malaj, Rinaldo Nela dhe Enea Elmazi, të cilët janë pjesë e skuadrës së 19-vjeçarëve të kuq.

Dy miqësoret do të zhvillohen në Korçë, më 21 dhe 23 mars, duke shërbyer si teste të rëndësishme për ekipin kombëtar në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

#akademiapartizaniofficial
#përjetmetypartizan🔴