15 fitore në 15 javë!

15 fitore në 15 javë!

Skuadra e 16-vjeçarëve e drejtuar nga Algert Hurdha vazhdon e pandalshme, duke siguruar një tjetër fitore bindëse ndaj Internacionalit me rezultatin 4-0.

Himallari zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, duke shënuar njëkohësisht edhe golin e tij të 21-të në kampionat, që e mban në krye të listës së golashënuesve. Në minutën e 38-të, Odisea Gjati realizoi një goditje dënimi mjeshtërore, duke çuar rezultatin në 2-0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, trajneri freskoi skuadrën me zëvendësimet e kryera, ndërsa Kleron Allushaj shënoi një gol nga distanca në minutat e para të pjesës së dytë. Klevis Tema vulosi rezultatin përfundimtar 4-0 me një gol në fundin e takimit.