Rrok Toma🤝 ZYRTARE | RROK TOMA ËSHTË KUQ
FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë sulmuesin 21-vjeçar Rrok Toma, i cili vjen nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Futbollisti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Toma është pjesë e kombëtares Shqipëria U-21, dhe do t’i bashkohet menjëherë të kuqve pas përfundimit të miqësoreve ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
📊 Karriera në shifra
Kategoria Superiore: 32 ndeshje – 2 gola – 2 asist
Primavera 2 (Itali): 14 ndeshje – 6 gola – 4 asist
Serie C: 5 ndeshje
Coppa Serie C: 3 ndeshje
U-17 (Itali & Shqipëri): 10 ndeshje – 2 gola – 1 asist
Kupa e Shqipërisë: 1 ndeshje
Me këtë afrim, Partizani shton një element të ri në ofensivë, duke forcuar skuadrën për objektivat e sezonit.
🔴 Mirësevjen në familjen e kuqe , Rrok Toma!