- 🤝 Fk Partizani zyrtarizon Rowan Human !
FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin afrikan-jugor Rowan Human. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, duke u bërë pjesë e skuadrës së kuqe deri në vitin 2027.

Human, i lindur me 21 Janar të vitit 2001 në Durban, Afrikë e Jugut, vjen nga ekipi AmaZulu FC, ku u shqua si një lojtar kreativ dhe me vizion në mesfushë. Para se të kalonte te AmaZulu, ai ka pasur eksperiencë ndërkombëtare në Izrael, duke luajtur për Maccabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.
Rowan Human luan kryesisht si mesfushor sulmues dhe është i njohur për teknikat e tij të pasimit, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste shënimi.

Human pritet të sjellë më shumë kreativitet, përvojë dhe cilësi në repartin e mesfushës së Partizanit, duke kontribuar në objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Profili i lojtarit Rowan Human
Emri Rowan Human
Datëlindja (24 vjeç)
Vendlindja Durban, Afrika e Jugut
Gjatësia 1.71
Pozicioni Mesfushor sulmues
Klubet e fundit AmaZulu FC, Maccabi Tel Aviv
Kontrata 2 sezone + opsion rinovimi me FK Partizani
Vlera në transfer market 850,000 €
#welcomeRowanHuman #Partizani #RedFamily




















