đŸŸ„ Zyrtare | SkĂ«nder Gega jep dorĂ«heqjen nga drejtimi i Partizanit

đŸŸ„ Zyrtare | SkĂ«nder Gega jep dorĂ«heqjen nga drejtimi i Partizani

 

FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi ka pranuar kërkesën e trajnerit, duke e përmbyllur kështu bashkëpunimin mes palëve.

 

Falënderojmë trajnerin Gega për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë. I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

 

Klubi do të informojë në vijim për zhvillimet e reja në lidhje me stafin teknik të ekipit të parë.