🔴 PARTIZANI U19 triumfon ndaj Bylisit dhe kryeson kampionatin !

🔴 PARTIZANI U19 triumfon ndaj Bylisit dhe kryeson kampionatin !

 

🔴 Fitore karakteri, fitore skuadre! U dallua grinta, dëshira dhe shpirti i garës për të siguruar 3 pikë të rëndësishme ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion. Partizani i Fatjon Muhametit mposhti Bylisin në “Arenën e Demave” me rezultatin e pastër 2-0, takim ky që u transmetua live në PARTIZANI CHANNEL 📺 .

⚽️ Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të kuqtë që u treguan shumë kërkues. Në fraksionin e dytë, skuadra shtoi dozën e sulmit, duke dominuar kundërshtarin që nga minutat e para. Tentativa të njëpasnjëshme, dy shtylla dhe një traversë vendosën alarmin në portën mike, e cila u dorëzua në minutën e 59-të, kur Malaj zhbllokoi rezultatin në 1-0.

Edhe pas avantazhit, skuadra jonë nuk ndali kërkimin për golin e dytë, i cili erdhi në minutën e 80-të, me Nyanguila që vulosi fitoren 2-0. Një triumf i merituar, me të kuqtë që vazhdojnë në krye të renditjes me 29 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu.

ℹ️ Tashmë kanë mbetur edhe 3 finale: ndaj Vllaznisë në Shkodër, Apolonisë në Tiranë dhe ndeshja e fundit në transfertën e Korçës.

#partizanichannel
#AkademiaPartizaniOfficial
#perjetmetypartizan🔴🔴
#partizaniu19