
Katër lojtare të skuadrës sonë, Andrea Klleci, Marina Rushaj, Ava Hysenaj dhe Reiana Jahelezi, janë grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare U-17 për ndeshjet kualifikuese të UEFA European Women’s Under-17 Championship (League B), që do të zhvillohen në Shqipëri nga 13 deri më 23 tetor 2025.
Skuadra kuqezi do të përballet me Greqinë, Estoninë dhe Izraelin, në një tjetër mundësi për të treguar potencialin e vajzave tona në arenën ndërkombëtare.
Krenari për përfaqësimin dhe për rrugëtimin e tyre nën ngjyrat kuqezi! ❤️🇦🇱



















