100 ndeshje me fanellën e kuqe për David Atanaskoskin

🔴 David Atanaskoski arrin kuotën e 100 ndeshjeve me fanellën e Partizanit!

Një moment i veçantë për David Atanaskoskin, i cili në ndeshjen ndaj Egnatias zhvilloi takimin e tij të 100-të me fanellën e Partizanit.

Që prej qershorit të vitit 2022, kur e veshi për herë të parë fanellën e kuqe, Davidi ka treguar besnikëri ndaj ngjyrës së kuqe duke regjistruar plot 100 paraqitje zyrtare, mes tyre 11 ndeshje në Kupat e Europës.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka shijuar edhe sukseset më të mëdha të klubit në vitet e fundit, titullin kampion të Shqipërisë (2023) dhe Superkupën e Shqipërisë (2023).

Një rrugëtim i mbushur me përkushtim dhe profesionalizëm, që e ka bërë mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut një nga figurat më të respektuara në Familjen e kuqe .

#Partizani #DavidAtanaskoski #100Ndeshje #FkPartizani