🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ TEUTËS

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ TEUTËS 👇

Kërnaja: Djemtë sot u angazhuan të gjithë, dhanë maksimumin si në çdo ndeshje, në 5 ndeshjet që drejtoj Partizanin. Dhanë maksimumin dhe u pa, dëshirë, luftë, agresivitet dhe çdo gjë shkoi sipas asaj që kishim menduar.

Ne edhe në pjesën e parë kishim një sistem loje të ndryshëm duke parë mbrojtësit e tyre si janë, kishim rastet tona, si me Tomën, kishim edhe goditjet standarte. Por u goditem në momentin më të mirë tonin, me gola të evitueshëm, në goditje standarte duke e ditur që e kanë pikë të fortë. Por reaguam, ndryshuam sistem loje për të kapur më shumë linjat anësore.

 

Ne e kishim menduar të luanim me 4-4-2 fluid në fillim, me presing të lartë, por në kohën që zbriste Maçolli mes linjave, linim Zhongon lojtar të lirë se e dinim që ka probleme me të majtën. Ne e dinim që Teuta luan me tranzicion sidomos me Fadairon. Mesfushorët tanë nuk bënë tranzicionin dhe me pas, falë një topi të goditur, me fat ishte Fadairo, Aatanaskoski ndërhyn dhe nuk erdhi goditja e këndit po erdhi goli. Nuk besoj se ekipi ishte shumë i zgjeruar, pavarësisht mungesave, tani kemi mbi 10 mungesa, lojtarë që janë bazë si Skuka, Marku, Bintsuka apo Preka. Janë goxha lojtarë që janë jashtë, u detyruam të fusnim disa të rinj edhe për freski. U munduam t’i marrim maksimumin Isgandarli dhe Gudjufit, ndoshta kanë qenë të ngarkuar se kemi luajtur me 10 lojtarë tre ndeshjet e fundit. Menduam të ndërronim sistem, duke parë lojtarët që hynë nga krahët, janë lojtarë që e bëjnë shumë mirë dhe rezultoi pozitive.

 

Kishim menduar te merrnim hapësirat duke parë që qendrat e mbrojtjes së Teutës janë të fortë në ajër, por kanë probleme me markimin. Menduam që të zbritnim anët e sulmit drejt qendrës. Na doli e suksesshme dy-tre herë në pjesën e parë, por çunat nuk u dorëzuan, dhanë maksimumin dhe janë për t’u duartrokitur.

 

E kemi provuar edhe në ndeshje të tjera këtë sistem dhe fusim lojtarët në tipologjinë e sistemi. Menduam të forconim krahët dhe të merrnim gjerësi që lojtarët e qendrës së Teutës çedojnë për shpejtësinë.

 

LojtarĂ«t e aktivizuar Kola dhe Contreras –

 

Kërnaja: Të luash nga Kategoria e Dytë në Superiore në ndeshjen e parë, të shënosh dy gola dhe të barazosh rezultatin, i falen këto naivitete se janë lojtarë të rinj. Ka lojtarë të rinj, janë të rinj, po bëjnë mirë, si të ekipi B dhe ekipi A, po bëjnë mirë. Partizani ka 40 lojtarë, jo 25. Fusha tregoi se edhe pse kemi 10 lojtarë të dëmtuar, arritëm të angazhohemi, të japim maksimumin e fitojmë një ndeshje të rëndësishme për ne. Vinim nga ngërç psikologjik për shënimin e golit, falë Zotit ia dolëm të shënonim 3 herë. Edhe pse kishim disa ndeshje që shkonim te porta vazhdimisht e nuk shënonim.