🇵🇹 IBERCUP Cascais 2026
Përfundon aventura e Partizani U15 në turneun ndërkombëtar IBERCUP Cascais, pas një paraqitjeje mjaft dinjitoze dhe plot emocione.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Kaça arriti të kalojë me sukses fazën e grupeve, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim. Të kuqtë debutuan me një fitore spektakolare 6-0 ndaj Academic Alcoitão, më pas triumfuan 3-1 përballë Central 32 dhe barazuan 1-1 me CCDBA, duke siguruar me meritë kualifikimin në raundin e 1/8-ave.🇵🇹 IBERCUP Cascais 2026
Në fazën me eliminim direkt, Partizani u përball me një kundërshtar shumë të fortë si Sporting CP, ku u mposht minimalisht me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar deri në fund. Golin për të kuqtë e realizoi sërish Hykollari, i cili spikati gjatë gjithë turneut.
Sulmuesi i Partizanit e mbylli këtë kompeticion me një bilanc shumë pozitiv prej 5 golash, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në këtë eksperiencë ndërkombëtare.
Pavarësisht eliminimit, Partizani U15 largohet nga ky turne me kokën lart, duke treguar cilësi, karakter dhe potencial të madh për të ardhmen, përballë disa prej akademive më të mira ndërkombëtare.



















