Skuadra U16 ka siguruar fitoren e 21-të radhazi, duke mos njohur asnjë humbje në këto 21 javë. Kjo fitore ka një shije akoma më të veçantë, pasi të kuqtë e drejtuar nga Algert Hurdha mposhtën rivalët e Tiranës me rezultatin e thellë 5-0.
Etien Gjergji zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 53-të, Dionis Pera dyfishoi rezultatin. Elson Himallari mendoi për golin e tretë me një supergoditje, ndërsa Bjordi Kazazi vulosi sfidën me një dopietë, duke e çuar rezultatin në 5-0 dhe ndezur festën në tribunë dhe në fushë pas fishkëllimës përfundimtare të gjyqtarit Toska.
#AkademiaPartizaniOfficial
#perjetmetypartizan🔴🔴
#partizaniu16