🔴Partizani U19 me dy fitore radhazi në Eagle Cup

🔴Partizani U19 me dy fitore radhazi në Eagle Cup

ℹ️Partizani U19 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen në turneun Eagle Cup by Viareggio, duke regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Takimi i parë u zhvillua më 9 qershor në Kompleksin Sportiv Kamëz, ku të kuqtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti triumfuan ndaj Vora U19 pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 5-4, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Golat për Partizanin u realizuan nga Djibu dhe Qamili.

ℹ️ Një ditë më pas, më 10 qershor, në ndeshjen e luajtur në Durrës, Partizani U19 dhuroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj skuadrës italiane Dream Team U19 nga Toscana. Autorë të golave për të kuqtë ishin Misja, Hidri, Djibu, Rrenga, Banushi dhe Hysalliu.

Pas dy fitoreve bindëse, të kuqtë tashmë presin kundërshtarin e radhës në fazën kualifikuese të turneut.

 

#akademiapartizani #fkpartizani