🔴 Partizani U19 e mbyll në vendin e 3-të aventurën në Eagle Cup 2025
Skuadra e Partizanit U19 ka përfunduar rrugëtimin e saj në turneun ndërkombëtar Eagle Cup by Viareggio duke u renditur në vendin e tretë. Në sfidën e fundit të turneut, të rinjtë e kuq arritën një fitore të merituar 2-1 ndaj ekipit Dinamo Nigeria, falë golave të realizuar nga Nako dhe Arapi.
Kjo ishte fitorja e katërt për të kuqtë, të cilët patën një paraqitje dinjitoze përgjatë gjithë turneut. Rrugëtimi nisi me triumfin ndaj Vorës, për të vijuar me sukseset kundër Dream Team (Toscana), Atalanta-s dhe në fund Dinamos së Nigerisë. E vetmja humbje për Partizanin U19 u regjistrua në përballjen ndaj Vllaznisë, me rezultatin e ngushtë 2-1.
Pavarësisht mungesës së një vendi në finale , paraqitja e kuqëve konfirmoi edhe një herë cilësinë dhe talentin e akademisë, që vazhdon të rritet dhe të konkurrojë denjësisht në nivele të larta .
Statistikat ℹ️
Faza e grupeve :
Takimi 1 | Partizani U19 – Vora U19 2:2 P (5:4) ⚽️ Djibu , Qamili
Takimi 2 | Partizani U19 – Dream Team 6:1 ⚽️ Misja , Hidri , Banushi , Djibu , Rrenga , Hysalliu
Çerekfinale :
Partizani U19 – Atalanta Youth 4:2 ⚽️ Kazeem , Rrenga , Abu , Djibu
Gjysmëfinale :
Partizani U19 – Vllaznia U19 1:2 ⚽️ Kazeem
#akademiapartizaniofficial #përjetmetypartizan🔴 #partizaniu19 #viareggiocup2025