🎙️| Konferenca për shtyp e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj në prag të takimit ndaj Tiranës 👇

Debutoni si trajner nĂ« njĂ« ndeshje derbi, si ndjeheni –

Abilaliaj: Ndjehem shumë mirë, përveç se kam atë ndjesinë e ndeshjes së rëndësishme, ndjehem shumë i qetë dhe shumë pozitiv. Jemi munduar të bëjmë më të mirën për ndeshjen e radhës gjatë gjithë javës. Eshtë e lehtë të motivosh një skuadër përpara një ndeshje kaq të rëndësishme, çdo gjë është pozitive deri tani.

Mungesat –

Abilaliaj: Gjatë gjithë ecurisë tonë ndoshta edhe në kompeticionet e evropiane deri më sot që flasim ekipi ka patur në gjithmonë mungesa, nuk e kemi përmendur asnjëherë për faktin se është një grup i  kompletuar me 22 -23 lojtarë dhe të gjithë mund të jenë titullarë, nuk na vjen mirë kur kemi mungesa shumë të rëndësishme por sezoni është i gjatë dhe ishalla rikuperohen.

Mungesat vazhdojnë ato që kanë qenë, Mba, Hadroj, Da Silva dhe Sembene. Është rikuperuar Mehmeti jemi të kënaqur, na është kthyer një pikë e fortë në mesfushë.

Rezultati derbit –

Abilaliaj: Mendoj që është një bonus i rëndësishëm psikologjik. Por jo të gjitha problemet zgjidhen me një fitore në një ndeshje të rëndësishme.

Shtyrja e ndeshjes –

Abilaliaj: Uroj dhe shpresoj që të ketë spektakël për tifozët dhe uroj që Partizani të jetë gati dhe të tregojë veten, të jetë kompakte dhe agresive dhe të dominojë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Ne futemi gjithmonë për ta fituar, por është futboll dhe vlejnë 3 rezultatet. Shtyrja e ndeshjes i bëri mirë sepse do të zhvillohet në fushë të mirë dhe të mos kushtëzohen tifozët të cilët mezi e presin këtë ndeshje.

Puna e një stafi nuk është se as fillon dhe as mbaron me një buton, nuk është se e mendon fokusohem maksimalisht apo jo. Derbi do të jetë i luftuar dhe spektakolar dhe i bukur për tu parë nga të gjithë.

Çështja trajnerit –

Abilaliaj: Jemi munduar që të bëjmë më të mirën dhe të zgjjedhim më të mirën, Siç edhe e keni mësuar e kemi shitur trajnerin që kishim. Po marrim kohën tonë, nuk është e lehtë, dëshira është shumë e madhe, do bëjmë një zgjedhje racionale. Çdo trajner i rëndësishëm që ka treguar diçka në futbollin tonë apo jashtë, është potencial për ekipin tonë, ka vetëm një gjë, që trajneri duhet të jetë i lirë si fillim që ti diskutojmë gjërat mesa di Orgesi ka një kontratë që vazhdon me klubin e Tiranës, janë çështje të ndërlikuara por jemi më shumë për alternativat që do të na ndihmonin tani dhe jo për një kohë që se llogarisim dot.

Alternativa të tjera –

Abilaliaj: Po marrim kohë për të vendosur për trajnerin. Nw momentin qw wshtw Partizani dwshira e shumw trajnerwve wshtw qw tw jenw pjesw e kwtij projekti . Duhet ti mendojmë dhe ti vlerësojmë janë shumë variacione, dhe nuk duam të nxitohemi edhe pse jemi para një derbi.

Largimi i Zoran Zekiç –

Abilaliaj: Zekiç dha maksimumin, kemi qenë mëse të kënaqur për punën dhe progresin dhe kjo është një gjë që në momentin është më e mira se sa të qëndrojë në klub. Këtu nuk ka vend për ndjeshmëri, në momentin që nuk ke një trajner që është i fokusuar 100% atëherë nuk ke arsye pse ta kesh në klub.