🆕️ ARCHANGE BINTSOUKA I KUQ DERI NË 2027! 🔴
Partizani vijon të ndërtojë me kujdes skuadrën për sezonet e ardhshme, duke mbajtur bazat e forta të suksesit. Klubi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me sulmuesin Archange Bintsouka, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2027 .
✍️ 22-vjeçari nga Kongo, që është bërë një figurë e rëndësishme në ofensivën e ekipit, ka firmosur kontratën e re dyvjeçare, duke konfirmuar kështu besimin e ndërsjellë mes palëve dhe pjesëmarrjen e tij në projektin ambicioz të skuadrës për sezonin e ri.
📍Bintsouka është pjesë e Partizanit që prej vitit 2022, dhe pas një huazimi të suksesshëm në Kosovë, u rikthye për të dhënë kontributin e tij në kampionat dhe në arenën europiane. Me përkushtim, grintë dhe gola të rëndësishëm, ai është shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për tifozerinë dhe një nga pikat kyçe të repartit të sulmit.
🎯 Me këtë rinovim, Partizani konfirmon vijimësinë e punës për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe me identitet të qartë.
🔴 Mirënjohje, besim dhe objektiva të përbashkëta Archange vazhdon rrugëtimin e kuq !